12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mustafa: Po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja

Rekomandime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se sot do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Teksa ka arritur në Selinë Qendrore të partisë, Mustafa tha para mediave shkurtimisht se do të ketë takim, mirëpo, shtoi se nuk është caktuar ende ora.

- Advertisement -

I pari i LDK-së thotë se janë duke bërë përpjekje për marrëveshje. Sipas tij, nuk ka kuptim që të vazhdohen diskutimet ndryshe.

Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca e për votim të qeverisë së re.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit