12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Rritën tensionet para zgjedhjeve në Serbi, akuzohet Vuçiqi se po e dorëzon Kosovën

Rekomandime

Politikani serb Slaviša Ristić, ka dalë me akuza ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pak para zgjedhjeve në shtetin fqinj.

Ristiq tha se Vuçiq eshtë duke gënjyer elektoratin serb që një dekad se do ta mbrojë Kosovën.

- Advertisement -

“Ne shpresojmë dhe besojmë thellë se shumica e Serbisë është shtet formuese dhe patriotike. Shumica e Serbisë nuk dëshiron të heqë dorë nga Kosova dhe Metohia, por ku do ta thotë shumica e Serbisë nëse nuk kemi zgjedhje të lira?!”.

“Në fakt, ai e lë krejtësisht Prishtinën, kam frikë edhe nga Tirana”, tha ish kryetari i Zubin Potokit për Vuçiq.

Ndërsa liderët e Lëvizjës Atdheu nga Kosova në Beograd kanë thënë se se mbështetsin fuqishëm kandidatin për president Bonos. Ata kërkuan nga ai që të kujdeset për shumë çështje me rëndësi e ndër to edhe Kosovën.

- Advertisement -

“Vetëm një Serbi e lirë, me institucione të lira, kuvend të lirë, qeveri, gjykatës, Gjykatë Kushtetuese, mund të kujdeset për të gjitha çështjet e rëndësishme shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë. Për këtë ne do të mbështesim fuqishëm, pa asnjë rezervë, Opozitën e Bashkuar të Serbisë dhe kandidatin për president Ponos”, thanë ata.

Ristiq ka treguar se si dukej Kosova dhe si është sot, duke filluar me shembullin e zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Deri në vitin 2012, deri në ardhjen në pushtet të SNS në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht në enklavat serbe, e veçanërisht në veri, shteti i Serbisë i shpalli të gjitha zgjedhjet përmes organeve kompetente, duke filluar me zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale. Ato janë zhvilluar në terren nga KQZ-ja me këshillat e votimit. Pra, ne kishim të drejtë të merrnim pjesë dhe të zgjidhnim përfaqësuesit tanë në Parlamentin e Republikës dhe të zgjidhnim Presidentin e Republikës”, tha Ristiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit