3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Rritja e çmimeve, reagon i kryeministri Albin Kurti

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.

Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.

- Advertisement -

Besoj që në njërën anë ka të bëjë me energjinë, në anën tjetër ka të bëjë me faktin që Kosova si një vend i cili importon shumë, është tepër i brishtë karshi fluktuimeve në tregjet e jashtme.

Pra nëse ne do ta kishim deficitin ma të ulët tregtar se do të kishim edhe suficitm për shembull, më shumë eksport se import, që jemi shumë larg asaj.

Atëherë do të kishim qëndrueshmëri më të madhe të brendshme karshi fluktuimeve në tregjet e ndryshme.

- Advertisement -

Por ne jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë, tek ne reflektohet menjëherë”, ështe shprehur Kurti gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë të hënë në shumë qytete të Kosovës, çmimi i një buke është ngritur në 50 cent për copë.

- Advertisement -

Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e tjera ushqimore bazë, si perimet dhe produktet e qumështit.

Sa i përket muajit shtator, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje e çmimeve është vërejtur tek produktet e mishit, të qumështit, perimet e lëndët djegëse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit