2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rritja e te nsioneve me Greqinë, Turqia del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon çfarë ka gjetur në Detin e Zi

Rekomandime

Ndërkohë që te nsionet mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë të rriten, kjo e fundit ka njoftuar dje se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi. Sipas autoriteteve turke janë gjetur burime të konsiderueshme gazi, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideroi këtë si një lajm të mirë, të cilin do ta publikojë sot duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit. Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

- Advertisement -

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në perëndim të Detit të Zi. “Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna 1. Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliardë metra kub, dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë”- thanë autoritet turke.

Mësohet se mund të duhen shtatë deri në 10 vjet për të filluar prodhimin, dhe sipas vlerësimeve paraprake kostot e investimit janë midis 2 miliardë dhe 3 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit