1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rron Gjinovci: Skenderbeu mund të ketë qenë homoseksuaI, unë jetën seksuaIe e kam të bujshme

Rekomandime

Rron Gjinovci ka rënë në rrjetën e “Piranjave” këtë javë, ashtu siç ka ndodhur më parë me personazhe të tjerë të njohur.

- Advertisement -

Aktivisti me një “karrierë” të madhe, që bëri bujë kur “i përplasi” të vërtetën në fytyrë kryeministrit Edi Rama, këtë herë u gjend të pozita jo fort të mira për të.

Pa e ditur se drejt çfarë kurthi po shkonte, Rron Gjinovci hyri në studiot e Abc News, i ftuar në emision për të folur për çështjet e arsimit. Por për fatin e tij të keq, në atë moment u ndërpre energjia elektrike dhe atij iu desh të priste në dhomën e “kurthit”.

Sapo u ul, pyetjet për Rronin ishin mjaft e drejtëpërdrejta, të tipit “a bëhen orgji në organizatën ku ai bën pjesë?”

- Advertisement -

Dhe natyrisht që përgjigja e aktivistit të njohur ishte negative, një undësi e tillë përjashtohet pasi të gjithë janë si motra e vëllezër.

Megjithatë, pa kaluar as një minutë, Rroni nuk ngurroi të shpaloste tezat e tij interesante, madje shkoi deri aty sa të aludonte se heroi kombëtar, Skënderbeu, mund të ketë qenë homoseksual, natyrisht kjo e vendosur në një kontekst historik. Këto e histori të tjera, që lanë gojëhapur “Piranjat” tona.

- Advertisement -

Nga seksualiteti te nacionaliteti, Rroni mbetet pak i habitur kur “piranja” e pyet nëse është shqiptar apo serb.

Megjithatë biseda vërtitet gjithnjë te seksi, derisa Rroni nuk duron dot më dhe deklaron me krenari se “jetën seksuale e ka shumë të bujshme”.

Por më e rëndësishmja, ai nuk mund të lërë pa përmendur atë që e bëri shumë të njohur e të dashur mes shqiptarëve në Shqipëri: debatin me Edi Ramën, ku i veshur me doreza të zeza, vuri me shpatulla pas murit kryeministrin.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit