3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rugova katolik, Rugova mysliman – nis një polemikë mes klerikëve në Prizren

Rekomandime

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, kundërshton pretendimin e Don Shan Zefit se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka vdekur sikur katolik.

- Advertisement -

Ai thotë se Don Shan Zefi po tenton që myslimanëve me zor t’ua marrë Ibrahim Rugovën.

“Ibrahim Rugova kurrë nuk e ka mohuar përkatësinë islame dhe është varrosur me namaz e dua, në prezencë të familjes. Ta lëmë njeriun rehat në të drejtën e tij, tek e fundit, figurat e rëndësishme kombëtare i kemi të përbashkëta”, tha kryeimami Bislimaj.

Ndryshe, Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, në një emision televiziv ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk ka vdekur si mysliman, “pasi që shpirti i tij ishte katolik”.

- Advertisement -

“Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë s’e mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolik por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, ka thënë Don Shan Zefi.

Ndërkaq, kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj thotë se “Don Shan Zefi ia ka mësy me na marrë Ibrahim Rugovën!?”.

- Advertisement -

“Edhe na, për inat, nuk do t’ia japim, veç nëse na merr me zor!”, shprehet ai.

“Çudi, duket i mençur, por po harron se politikanët sjelljen multikulturaliste e kanë zanat. Ata, duken si të gjithë, por janë si asnjëri!”.

“Në fakt, sa më ‘kosmopolit’, aq më i mirë si politikan”.

“E, presidenti Rugova ka qenë i veçantë në politikëbërjen e tij. Nëse ndonjëherë paskësh treguar ndonjë vlerësim për katolicizmin apo sjellje përulësie për Papën, ai, këtë e ka bërë si politikan, jo ndryshe”.

“Edhe kur e ka mbajtur në zyre Papën e Nënën Terezë, njësoj si politikan. Përndryshe, më për qejfi e ka pasur Pjeter Bogdanin, për të ka shkri, mund e dashuri!”.

“E sa i përket mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga Vatikani, Don Shani, edhe pse u tregua i sinqertë, megjithatë përsëri gaboi. Diqysh, atë simpati që e kemi për Vatikanin, paksa na qiti prej qejfit, u bëmë nervozë. Se, megjithatë, ne shqiptarët jemi inatçorë, veç me na këqyr shtrembër dikush, sytë s’dojmë me ia pa, e lëre më, me na injoru, për shkak të fesë”.

“Për hirë të raporteve tona vëllazërore, Don Shani nuk ka pasur nevojë që ta thotë një gjë të tillë, edhe nëse është e vërtetë”.

“Populli ynë, ka nevojë t’i ofrojmë relaksim, dashuri e për bashkim!” /PrizrenPress.com/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit