12.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Rusët mbështesin ‘patriotizmin’ e Putinit, mbi 80% janë pro Iuftës në Ukrainë

Rekomandime

Banorët e Moskës u shfaqën të shqetësuar, por edhe disi mbeshtetes te agresionit ndërsa Rusia përgatitej të festonte Ditën e Fitores të hënën, raporton Reuters.

Gruaja ruse me emrin Larisa thotë se Iufta është e drejt por që shpreh shqetësimin e saj vetëm se ka dy motrat e saj që jetojnë në Ukrainë.

- Advertisement -

“Emocionalisht me prek sepse kam dy motra që jetojnë në Ukrainë ,” tha Larisa. “Sigurisht, është shumë e vështirë të komunikosh me ta tani – shumë e vështirë. Ata kanë Iuftën e tyre të informacionit që po vazhdon tani.”

Larisa thotë se e tërë shoqëria e saj e mbështet Putinin për “operacionin ushtarak” që po bën në Ukrainë dhe se më miri e tregojnë edhe sondazhet.

Ajo shtoi: “Në Rusi në tërësi, tani ka shumë kohezion midis masave në lidhje me këto ngjarje: ajo që mund të them është se patriotizmi po rritet”.

- Advertisement -

Sipas sondazheve të opinionit, shumica e rusëve mbështesin operacionin ushtarak dhe vlerësimi i miratimit të presidentit Vladimir Putin është rritur më shumë se 14 pikë në 81.5% që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit