20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Një ditë para “fitores”, Putinit i eliminohet komandanti i 39-të nga ushtarët e Ukrainës

Rekomandime

Vladimir Putin pësoi një tjetër goditje të rëndë përpara paradës që kërkon të bëjë ditën e nesërme, e cila përkon me festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

Mediat e huaja raportojnë se ditën e sotme është eliminuar një tjetër kolonel i ushtrisë së Presidentit rus, duke shkuar kështu numri i tyre në 39-të.

- Advertisement -

Nënkoloneli Fezul Bichikaev, 36 vjeç, ishte një ushtar elitar i lartë i cili vdiq në një mision sekret inteligjence.

Babai i tre fëmijëve portretizohet si një hero i cili u vra pranë Kharkiv me një automatik në duar që mbulonte vartësit e tij, sipas raporteve në Rusi. Një sinjal radio njoftoi se komandanti është plagosur pas shpimit me një pIumb në arterie, por thuhet se i urdhëroi njerëzit e tij që të vijojnë suImin duke u thënë se është “një gërvishtje”.

“Falë vetëmohimit dhe heroizmit të oficerit, ishte e mundur të shpëtoheshin jetët e ushtarakëve, të shkatërrohej grupi diversant i armikut dhe të përfundonte misionin luftarak,” tha eksperti ushtarak Oleg Marzoev në një uebsajt lokal lajmesh në Vladikavkaz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit