-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia kërkon llogari nga Clark pse e ndau Kosovën nga Serbia

Rekomandime

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Zakharova, ka thënë se Wesley Clark, duhet të tregoj pse e ka ndarë Kosovën nga Serbia.

Zakharova, ka luajtur rolin e avokates së Serbisë, duke kërkuar nga Wesley Clark, që të të tregojë se çfarë ka përfituar nga intervenimi i NATO’s në Kosovë, gjatë kohës sa ky i fundit ishte Komandanti Suprem i Forcave Aleate.

Ajo ka përmendur kompaninë ‘Envidity’ ku thotë se Clark është njëri nga drejtuesit e lartë të kësaj kompanie e cila merret me përpunimin dhe shfrytëzimin e qymyrit.

- Advertisement -

Zakharova, ka thënë se Clark ka marrë të drejtën për të shfrytëzuar minerale në pothuajse një të tretën e territorit të Kosovës.

“Wesley Clark do të ishte më mirë të na tregonte sesi u shpërblye nga kosovarët për ndarjen e tyre nga #Serbia. Në veçanti, ai është një ekzekutiv i lartë në ‘Envidity’ që ka marrë nga Pristina të drejtën për të shfrytëzuar minerale në pothuajse një të tretën e territorit të Kosovo,” ka shkruar Ministria së Jashtme Ruse në Twitter duke cituar zëdhënësen e kësaj ministrie Zakharova.

Ndryshe, Wesley Clark, ishte Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO’s në Europë. Ai udhëhoqi forcat e NATO’s drejt fitores në një fushatë 78 ditore kundër regjimit të Miloshevicit.

- Advertisement -

Clarku është pensionuar si gjeneral me katër yje pas 38 vjetësh me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, kompania “Envidity Energy Inc” ka kërkuar vite me parë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale tri licenca për hulumtim të qymyrit dhe bitumit në territorin e Kosovës, po nuk ka ende asgjë konkrete.

- Advertisement -

Ish-Gjenerali i NATO-s, Clark është udhëheqës i bordit në “Envidity Energy Inc”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit