4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rusia nuk garon si shtet në Olimpiadë dhe as në Kupë të Botës, kjo është arsyeja

Rekomandime

Nëse e keni përcjellur Olimpiadën keni mundur ta vëreni se atletët e Rusisë nuk përfaqësohen me emrin dhe flamurin e vendit të tyre. Në vend të flamurit janë rrathët olimpik dhe tri ngjyrat që përfaqëson ai shtet, kurse në vend të emrit shkruhet: Komiteti Olimpik i Rusisë.

Përveç kësaj, nëse fitohet një medalje e artë nga ta, nuk intonohet himni i Rusisë, por muzika “Piano Concerto No. 1” e Pyotr Tchaikovskyt.

- Advertisement -

Kjo është mënyra e vetme që lejon atletët e Rusisë të garojnë në Lojëra Olimpike, pasi që vendi i tyre është i suspenduar për shkak të skandalit me doping, shkruan Gazeta Express.

Në vitin 2019, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut e suspendoi Rusinë nga të gjitha garat sportive, përfshirë Olimpiadat për katër vite për shkak të mosrespektimit të rregullave të dopingut.

Vitin e kaluar, Gjykata e Arbitrazhit për Sport e përgjysmoi dënimin në dy vite pas apelimit që bënë ata. Suspendimi tani për Rusinë përfundon më 16 dhjetor të vitit 2022. Deri atëherë, atletët rusë nuk do të jenë në gjendje të garojnë me emrin, flamurin dhe himnin e shtetit të tyre.

- Advertisement -

Suspendimi aktual nënkupton se Rusia s’do të mund të përfaqësohet si shtet në Kupën e Botës 2022 ose në Lojërat Dimërore 2022.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit