1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia përcakton çmimin për vaksinën anti-Covid

Rekomandime

Në një prononcim për mediat, kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm,- e cila është dhe kompania ruse e cila pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19-, Alexei Repik, ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse ndaj koronavirusit, për tregun ndërkombëtar, fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.

- Advertisement -

“Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza për tregun e eksportit”, u shpreh Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.

Ai tha se çmimi do të ndryshojë në të ardhmen, nëse prodhimi i vaksinës do të arrijë një shkallë të mjaftueshme industriale. Sakaq, Rusia është vendi i parë deri më tani që ka njoftuar krijimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.

Ky fakt ka ngjallur debat ndërkombëtar, duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetit dhe shtete të tjera të fuqishme, e shohin me skepticizëm dhe dyshim efikasitetin e kësaj vaksine.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit