1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia thotë se aeroplanët britanikë ia ndoqën bombarduesit me aftësi bërthamore

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë citohet nga agjencia Interfax të ketë thënë se aeroplanët luftarakë britanikë i përcollën dy aeroplanë bombardues rusë të tipit “Tupolev Tu-160”, që mund të bartin armë bërthamore, gjatë një patrullimi që zgjati një orë.

“Dy bartës Tu-160 të raketave strategjike kryen një fluturim të planifikuar në hapësirën ajrore mbi ujërat neutrale të Detit Barent, Detit Norvegjez dhe Detit Verior”, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, shkruan Reuters.

- Advertisement -

“bartësit rusë të raketave strategjike u shoqëruan nga aeroplanët luftarakë “Eurofighter Typhoon” të Forcave Ajrore Britanike në disa faza të udhëtimit”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndryshe, Rusia shpesh kryen fluturime me aeroplanë luftarakë afër kufijve të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-ja i kundërpërgjigjet me forcat e veta ajrore për t’i paralajmëruar aeroplanët rusë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit