16.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Rusia vs Ukraina në grafika dhe numra: Media britanike nxjerr skemën se si mund të ndodhë konflikti i plotë

Rekomandime

Rusia mund të pushtojë Ukrainën “në çdo kohë” tani, ka paralajmëruar SHBA.

Gjatë një telefonate të shtunën, presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi Vladimir Putinin e Rusisë se SHBA-ja do të “imponojë sanksione të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë” nëse forcat e tij pushtojnë Ukrainën, duke thënë se një veprim i tillë “do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”.

- Advertisement -

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit.

Telefonata, e cila thuhet se zgjati më shumë se një orë, nuk solli “asnjë ndryshim thelbësor” në zgjidhjes e krizës, tha një zyrtar amerikan.

Zyrtari tha se të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt në ditët në vijim “por Rusia mund të vendosë të vazhdojë me veprime ushtarake gjithsesi”, duke shtuar se nuk ka prova të de-përshkallëzimit “domethënës” në kufirin ukrainas.

- Advertisement -

SHBA-ja ka thënë se një pushtim i plotë mund të fillojë “në çdo kohë”, me vlerësime të arsyeshme që parashikojnë se e mërkura mund të jetë dita e pushtimit, përcjell Bota sot.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos krijojnë “panik”, duke thënë se “miku më i mirë për armiqtë tanë është paniku në vendin tonë…nuk na ndihmon”.

- Advertisement -

Por, si mund të ndodhë pushtimi?

Të premten, Shtëpia e Bardhë tha se priste që pushtimi të fillonte me bombardime ajrore.

Më pas, sipas analizës nga Qendra për Studime Strategjike (CSIS), Rusia mund të pushtojë përmes tre rrugëve të mundshme në Ukrainë.

Rruga veriore – forcat ruse mund të bëjnë përparime drejt Kievit nga veriu, dhe nëse Bjellorusia është e hapur për përdorimin e sistemeve të saj rrugore dhe hekurudhore, trupat ruse mund të shkojnë në Ukrainë nga Mazyr, Bjellorusi.

Rruga qendrore – Rusia mund të dërgojë trupa nga “Republika” e Donetskut drejt Zaporizhzhia dhe Dnipro për të zgjeruar kufijtë e saj drejt perëndimit.

Rruga jugore – Rusia mund të bëjë një përparim nga jugu drejt Khersonit, derisa forcat e armatosura përparojnë drejt Melitopolit për t’u takuar me trupat përgjatë bregut të detit Azov. Kjo ka të ngjarë të ndodhë nëse qëllimi i Rusisë është të sigurojë një burim me ujë të ëmbël për Krimenë dhe të bllokojë hyrjen e Ukrainës në det. Rusia mund të dëshirojë të krijojë një urë tokësore për në Krime, e cila do të përfshinte kapjen e portit të Mariupolit.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë parashikuar se një sulmi rus do të paraprihej menjëherë nga një pretekst i sajuar, siç është një sulm me “flamur të rremë” ndaj Rusisë ose rajoneve Donetsk dhe Luhansk të drejtuar nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Michael Kofman, drejtor i studimeve për Rusinë në Qendrën për Analizat Detare, tha se Rusia mund të lëvizë për të njohur zyrtarisht të ashtuquajturat “republika popullore” të kontrolluara nga Moska në Ukrainën lindore.

Ai tha se kjo mund “të ofrojë një bazë për Rusinë për të zgjeruar garancitë e sigurisë dhe për të mbrojtur ushtarakisht ata që konsiderohen si qytetarë rusë që jetojnë në rajonet separatiste.

Kjo mund të interpretohet si një klauzolë që autorizon zyrtarisht shtetin rus të përdorë forcën në Ukrainë”.

Mosbalancimi ushtarak Rusi-Ukrainë

Si do të dukej një luftë “kokë me kokë”?

Rusia ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, duke u renditur në pesë vendet e para në nivel global për sa i përket shpenzimeve.

Në vitin 2020, Rusia shpenzoi 61.7 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, e cila përbënte 11.4 për qind të shpenzimeve qeveritare.

Personeli ushtarak i vizualizuar

Ndërsa në krahasim, Ukraina shpenzoi 5.9 miliardë dollarë për ushtrinë e saj ose 8.8 për qind të shpenzimeve të qeverisë sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Rusia ia kalon Ukrainës në të gjitha kategoritë e fuqisë ushtarake – forcat tokësore, forcat ajrore dhe detare.

Por Ukraina ka një aleat shumë të fuqishëm – NATO-n dhe anëtarët kanë dërguar forca në vendet e afërta në gatishmëri të lartë për të ndërhyrë dhe ndihmuar.

Rusia vs Ukraina të përcaktuara në hartë

Të premten, SHBA dislokoi 3,000 trupa shtesë në Ukrainë për t’u bashkuar me 2,000 tashmë të stacionuar.

80,000 anëtarë të tjerë të shërbimit amerikan janë në Evropë ose me detyra të rregullta ose të përhershme, thanë zyrtarët e Pentagonit.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur helikopterë sulmues Apache në Baltik, një bateri raketahedhësish në Estoni, një skuadrilje RAF në hapësirën ajrore rumune dhe bullgare dhe një shkatërrues tip 45 dhe anije detare në Detin e Zi.

Rreshtimi i forcave të NATO-s

Poashtu, 1000 trupa janë dërguar për t’u bashkuar me 900 tashmë në Estoni, si dhe një skuadron i lehtë kalorësie që numëron rreth 150 pjesëtarë në Poloni.

Franca, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Holanda kanë dërguar poashtu përforcime në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit