16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Dramaturgia serbe përpIaset me Vuçiqin për pavarësinë e Kosovës dhe Srebrenicën

Rekomandime

Dramaturgia Biljana Srbljanoviq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë përpIasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe pavarësinë e Kosovës.

Në emision Vuçiq ndër të tjera tha se Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta njohë Kosovën, por se duhet të punojë me shqiptarët e Kosovës për të krijuar marrëdhënie më të mira.

- Advertisement -

Ai beson se problemi është se “shqiptarët nuk do të dëgjojnë asgjë tjetër përveç pavarësisë dhe se kutia e Pandorës është e hapur duke njohur kufijtë e ish-republikave jugosllave dhe duke njohur Kosovën”.

Dramaturgia i është kundërpërgjigjur se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.

Ajo ka thënë se integrimet evropiane do të pengohen derisa të ndodhë kjo dhe se do të ketë një Iuftë rrëshqitëse me shqiptarët dhe se nuk do të ketë shëndet të brendshëm të shtetit.

- Advertisement -

“Ka të bëjë me Iuftërat, Srebrenicën, Kosovën dhe ngritjen e ekstremizmit. Unë e kuptoj që ajo që kam thënë për dekada nuk është popullore apo shumë e rëndësishme, por është besimi im që nuk dorëzohem”, ka shkruar Srbljanoviq në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq për Sebrenicën Vuçiq tha se Serbia duhet të respektojë viktimat boshnjake dhe se Serbia nuk duhet të shkatërrojë në asnjë mënyrë integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

- Advertisement -

Ai kujtoi se ishte “sulmuar” kur shkoi në Srebrenicë për t’i nderuar viktimat dhe tha se pyetja nëse ndodhi gjenocid në Srebrenicë apo një KRlM i rëndë u bë gjuha dhe matrica politike për qëndrimin ndaj serbëve dhe Republikës Srpska, shkruan Klix.

“KRlMl në Srebrenicë është një KRlM i tmerrshëm, i tmerrshëm, gjithçka tjetër është formulim ligjor”, tha ai. “Nuk po luaj me këto gjëra sepse një fjalë e imja mund t’i kushtojë shtrenjtë vendit tonë, jo materialisht, por politikisht dhe juridikisht”, tha ai.

Srbljanoviç u përgjigj se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi. Asaj i vinte keq edhe fakti që filmi “Quo Vadis, Aida?” me regji të Jasmila Zhbaniq nuk shfaqet në këtë vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit