9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Ryshfeti’ i çon në burg katër zyrtarët shtetëror

Rekomandime

U bën pjesë e Policisë së Kosovës para shumë viteve. Madje ishin avancuar bukur lartë në sektorin ku duhej të hetonin krimin financiar, por në fund dyshohet se vetë ishin bërë pjesë e këtij krimi, dhe u merrnin para bizneseve. Inspektorati Policor i kishte nën vëzhgim për një kohë, dhe mbrëmë arrestoi dy prej tyre. Bëhet fjalë për hetuesin e lartë, Lavdim Osmani, dhe për hetuesin Lutfi Menxhiqi. Por, për të njëjtat arsye policia sot e arrestoi edhe një polic si dhe një zyrtar të MPB’së e një afarist nga Kaqaniku.

- Advertisement -

Drejtoria e Krimeve Ekonomike gjatë ditës së sotme e ka vazhduar aksionin e saj policor. Si vazhdimësi e këtij aksioni do të arrestoheshin tre zyrtarë policorë për të cilët hetime ka pasur që 3 muaj. Ata dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare për të krijuar favore dhe duke marrë ryshfet për të dyshuarit që i kanë pasur nën hetim. Por këta tre zyrtarë policorë të arrestuar nuk janë të vetmit që ranë në prangat e hetuesisë. Mëngjesin e sotëm u arrestua edhe kryeinspektori i ARC’së në MPB si dhe një afarist nga Kaçaniku.

Por aksioni i të cilin e nisi IPK si dhe e përmbylli Policia e Kosovës kishte nisur dje në mbrëmje.

Fillimisht kishte qenë Inspektorati Policor i Kosovës ai i cili nisi aksionin për arrestimin e hetuesit të lartë, Lavdim Osmanit. Ky i fundit dyshohet se është kapur në vepër me 1,450 euro që besohet se i ka marrë ryshfet. Ndërsa, i arrestuari i dytë ka qenë hetuesi tjetër, Lutfi Menxhiqi. Atij policia i ka gjetur 9 mijë euro ‘cash’ si dhe dy kallashnikovë në shtëpi.

- Advertisement -

Mst: Por kush janë dy policët që u arrestuan dje nga IPK?

Hetuesi i Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani, i cili ka lidhje familjare me shefin e Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, njihej për shkelje të ndryshme brenda Policisë. Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i Hetimeve, Riza Shillova.

- Advertisement -

Për Osmanin ai deklaroi se kanë kërkuar transferim të vendit të punës por edhe dënim me ulje të rrogës.

“Zyrtari L.O është i njohur për aktivitete dhe shkelje të ndryshme brenda policisë. Sot mora informacion se i njëjti është kërkuar që të transferohet dhe të ketë ulje në pagë. Në janar kemi marrë rekomandim”, ka thënë Shillova. Osmani u arrestua në mbrëmjen e djeshme nën dyshimin për marrje ryshfeti. Dyshohet se ka marrë ryshfet 1,450 euro.

E në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni “Ryshfeti” ka vazhduar me bastisje në dy lokacione të ndryshme (një në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri) ku janë gjetur prova të konsiderueshme dhe është arrestuar edhe i dyshuari tjetër – zyrtari policor me inicialet Lutfi Menxhiqi (rreshter policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit).

Rreshteri policor u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”. Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Por, kolegëve të tyre të arrestuar vetëm pas disa orëve do t’iu bashkoheshin edhe dy të tjerë. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, saktësisht kryeinspektor në Agjencinë e Regjistrit Civil dhe një rreshter që punon në kuadër të Departamentit për Hetimet e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Përveç dy zyrtarëve, është arrestuar edhe një qytetar nga Kaçaniku.

Detaje për këto arrestime ka dhënë sot për mediat drejtori i Hetimeve, Riza Shillova. Ai ka thënë se zyrtari i MPB-së ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale për të cilin është dorëzuar kallëzim penal për trafikim me qenie njerëzore.

“Zyrtari i MPB-së ka qenë në hetim qe një kohë të gjatë, është ushtru kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, nga Drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, për falsifikim të dokumenteve, pajisje me dokumente në mënyrë të paligjshme, për kosovarë dhe të huaj, ndoshta iu kujtohet rasti i dy të dyshuarve shtetas turq që kanë marrë dokumente kosovare. Hetimet kanë fillu në atë periudhë ndoshta edhe më herët”, ka shtuar Shillova në Konferencë për media.

E për këtë rast sot për Express foli edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ai ka thënë se aksioni i djeshëm i policisë e paraqet punën profesionale që këta të fundit po e kryejnë në vazhdimësi.

“E përshëndes aksionin. Të tillat gjithmonë i mirëpres. Kjo është një punë profesionale e mekanizmave të organeve kompetente të luftimit të çfarëdo lloj krimi”, ka deklaruar Veliu.

Ai thotë se aksionet e tilla janë garanci se në Kosovë të gjithë janë të barabartë para rendit dhe ligjit.

“Mua më vjen mirë që Policia e Kosovës ka kapacitete që ta luftojë krimin brenda saj dhe jashtë saj. Sepse kjo është një garanci shumë e mirë”, ka thënë ai.

Tutje, Veliu është shprehur se ligji do të vlejë për secilin qytetar dhe për zyrtar shtetëror. Ai u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi.

Megjithëkëtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar sot, se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtar, njëri hetues (S.Xh), në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar (A.M), i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjensionit të Regjistrimit Civil, si dhe një person tjetër me inicialet (L.B, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Dhënia e ryshfetit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit