14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sa është e përgatitur FSK për luftë? Flet ish-komandanti

Rekomandime

Ish-komandanti: Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se duhen investime që FSK të forcohet edhe më shumë.

- Advertisement -

Secili prej tyre mban në uniformë flamurin e Republikës së Kosovës.

E një komponentë aktive prej gati 5000 pjesëtarësh, janë të gatshëm që sipas ligjit të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit që përfaqëson ky flamur.

Veç tyre Forca e Sigurisë së Kosovës ka një komponentë rezervë prej 3000 pjesëtarësh.

- Advertisement -

E për t’i mbushur kompetencat dhe detyrat e saj, FSK-ja mund të përdorë mjetet dhe pajisjet që ka në dispozicion për përmbushjen e qëllimit.

Por çka posedon momentalisht institucioni i cili garanton sovranitetin e shtetit të Kosovës?

- Advertisement -

Por sipas ish-komandantit Kadri Kastrati, duhet të forcohet edhe më shumë sesa që është aktualisht.

Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të përmirësojnë përgatitjet teknike të FSK-së.

Megjithatë secili ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet t’i shërbejë vendit, atëherë kur është e nevojshme, e për këtë janë betuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit