18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sali Berisha për Grenellin: Nuk kam gjetur asnjë fakt që ai ka qenë për projektin e ndryshimit të kufijve

Rekomandime

Departamenti i Shtetit i SHBA’së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Kjo ndodhi në muajin maj të këtij viti.

Por a e ka angazuar Sali Berisha Richard Grenell lidhur me këtë çështje. Berisha ka folur në Pressing duke thënë se ata të dy s’kanë komunikuar ndonjëherë.

- Advertisement -

“Nuk kam gjetur asnjë fakt, asnjë deklaratë e cila të dëshmojë se Richard Grenell ka qenë për projektin e ndarjes apo ndryshimit të kufijve. Kam gjetur të kundërtën. Richard Grenell ka mohuar publikisht se ai ka qenë për këtë projekt dhe ka deklaruar se për këtë projekt ka qenë John Bolton. Kjo është gjithçka që unë di për ambasadorin Grenell’, thotë Berisha.

“Së dyti, unë ju siguroj ju se nuk kam pasur asnjë komunikim dhe asnjë njohje me ambasadorin Richard Grenell. Por, unë jam mirënjohës për sa ka bërë ai në adresë time dhe të kësaj mase të cilën ai e shpall si një përdorim të ligjit nga ana e Departamentit të Shtetit si armë politike kundër kundërshtarëve të Edi Ramës nën ndikimin e John Soros. Pra, unë kam shumë miq në SHBA dhe asnjë njeri as në SHBA e as askund, s’kam kërkuar asnjë lloj ndihme për heqje të vendimit, përveçse transparencë. Cilido që mund të kontribuoj në transparencë mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj tij”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit