-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Salih Zyba tregon momentin ku thotë ia shpëtoi jetën Albin Kurtit

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka treguar një moment gjatë protestës së 10 shkurtit, ku thotë se kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ishte rrezikuar jeta dhe se ka qenë ai që e kishte shpëtuar.

- Advertisement -

Në një intervistë për ATV, Zyba ka thënë se gjatë asaj proteste, ai e kishte devijuar a.rmën e gjatë, e cila ishte drejtuar kah Kurti.

“Ka pas një moment kritik. Momenti kritik ka qenë kur kemi mbetë një grup apo individë të shpërndarë prej turmës që u zbraps, aty persona të uniformuar, në këtë rast që ka ardhë në përfundim që përdorimi i ar.mës ka qenë nga pjestarët e Njësisë Speciale Romune. Aty në përdorim të a.rmës ka qenë qitje individuale, këdo që e kanë synu si cak e kanë gjuajt disa herë në forma të shpërndarjes. Momenti kur është mbush a.rma dhe është drejtu te z.Kurti, kam ndodhë në afërsi të saj dhe e kam deviju ar.mën e gjatë, për të cilën ka qenë e qastit dhe ka qenë me gatishmëri dhe vetëdijen tonë se aty shkaktohet rrezik real dhe ai ka qenë kontributi i qastit”, ka thënë Zyba.

Sipas tij, distanca ka qenë më pak se katër metra dhe se plagët nga kjo distancë janë vdekjeprurëse.

- Advertisement -

“Nuk ka qenë distanca katër metra, por më pak se katër metra, për të cilën distancë në disa raste është përdor te shumë protestuesë të tjerë…Plagët janë vdekjeprurëse, sepse a.rma është e destinuar për gjuajtje nga distanca e jo afërsia, sepse gjithmonë edhe në distancë ka vdekje prej ar.mës së tillë po në rrethana që u kuptu rreziku aty ishte gjithçka reale edhe vdekja edhe tortura edhe gjithçka tjetër”, ka deklaruar Zyba.

Ndryshe, gjatë kësaj proteste ishin vrarë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit