6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Samiu është baba i privatizimeve bashkë me Ramushin”/ Vjen paralajmërimi i ‘kobshëm’ për Lushtakun e Haradinajn

Rekomandime

Në vitin 2010, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj kishte paguar 70 mijë euro 298 hektarë tokë bujqësore me një plantacion të vishnjave dhe lajthive, në fshatin Isniq të Deçanit.

Debati për tokën e privatizuar në Kosovë, nuk ka të ndalur.

- Advertisement -

Me 3 euro e gjysmë, në Kosovë është vlerë një ari tokë.

198 hektarë tokë në procesin e privatizimit në Kosovë, me spin-off speciale, ishin privatizuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në vitin 2010, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj kishte paguar 70 mijë euro 298 hektarë tokë bujqësore me një plantacion të vishnjave dhe lajthive, në fshatin Isniq të Deçanit.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që t’i kthejë 200 hektarët që i kishte privatizuar, dhe në këmbim të saj, Haradinajt do t’i kthehen 70 mijë eurot.

“Këta janë lot krokodili, prandaj këta pronarë të mëdhenj të tokave nuk janë as të sinqertë e as seriozë. Konkretisht meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u e të mërdhihemi, e kam një propozim tjetër, deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet ata 200 hektarë, e na ia kthejmë 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kryeministrit i është kundërpërgjigjur Ramush Haradinaj, i cili e ka pranuar se e ka blerë tokën, për të cilën ka thënë se ka qenë e babait të tij,

“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam rible tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, deklaroi Haradinaj.

Por, përveç Haradinajt, tokë me një çmim të lirë kishte blerë edhe Sami Lushtaku.

Ai kishte treguar se ka 50 hektarë tokë nga blerja që ka bërë përmes privatizimit.

“E kam një tokë 50 hektar që e kam përgjysmë me një mik, në Komoran. Tani e kam shit shtëpinë në Skenderaj. Vitin kur e kam ble tokën nuk e di. E kam ble me privatizim. E kemi privatizu diku 200 e diçka mijë euro, sa ka kushtu ari nuk e di. Jemi hy në kredi për me ble. Ma kanë dhanë kredinë 200 mijë euro”, kishte treguar vet Sami Lushtaku.

Toka që Lushtaku e kishte privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte shpronësuar disa vite më vonë për ndërtimin e autostradës, madje me çmim shumë herë më të shtrenjtë.

“Toka është afër autostradës. Një pjese e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi”, ka thënë Lushtaku.

Në lidhje për tokën e privatizuar në Kosovë, analisti politik Faton Mehmeti, thotë se, momentalisht s’ka kush ua merr tokat atyre që kanë pivatizuar ato për interesa përsonale, duke dëmtuar kështu shtetin.

“Pa patur drejtësi të çliruar nga politika, vështirë të besohet se do të ketë hetim të pavarur e që do të mund të rezltonte me marrjen e tokave. Edhe pse një gjë e tillë është krejtësisht e duhur, dhe e nevojshme për të domonstruar forcën e shtetit ndaj padrejtësive, gjithësesi së pari duhet çliruar drejtësia, pastaj të punohet në këtë drejtim. Samiu, është baba i privatizimeve, edhe Ramushi nuk ngelet keq, ka edhe shumë si këta, mjafton që shteti të ketë vendosmëri”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, për të ecur tutje, në një shtet të së drejtës, duhet ndrequr gabimet e së shkuarës, e të cilat janë të shumta.

“Afera “Toka” është ndër më të mëdhat, aty ku shteti është dëmtuar pikërisht nga ata që janë thirrur në emër të mbrojtjes së shtetit. Ironi, kjo gjë, megjithatë e vërtetë. Drejtësia vonon por nuk harron, s’do të mund t’i gëzojnë ato që i kanë marr në mënyrë të pandershme, një ditë ato do i kthehen shtetit. Mbase vonë, por kjo do të ndodh, por jo me këtë drejtësi të kapur nga “Pronto””, përfundon Faton Mehmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit