11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë, ka treguar se me COVID-19 është infektuar edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Bogujevci është parë që ka munguar në seancën e sotme të Kuvendit.

- Advertisement -

Edhe unë në emër të gjithë kolegëve nënshkrues shprehim përkrahjen, solidaritetin me të gjithë të infektuarit të cilët po kalojnë këtë gjendje të pandemisë por edhe kolegëve tanë, kryetarit të kuvendit dhe kryetarët dhe të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën se si po e menaxhon gjendjen me pandeminë, derisa ka thënë se rritja e rasteve të reja me COVID është epilog mujor i paaftësisë së qeverisë.

Ndërsa, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku ka kritikuar Zemajn për sjelljen e tij në takimin e djeshëm në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, e për deklarimet e sotme.

- Advertisement -

Ajo është shprehur se gjatë takimit të djeshëm i ka thënë deputetit Zemaj që të vazhdoj teatrin e tij sot në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit