9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“S’do e lejojmë Kinën të sundojë botën”, sekretari amerikan përmend konfIiktin ushtarak

Rekomandime

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se sjellja e Kinës jashtë kufijve po bëhet gjithmonë e më agresive, ndërsa brenda vendit, shtypja mbi qytetarët është rritur.

- Advertisement -

Në një intervistë për CBS News, Blinken e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar i cili siç theksoi ai, bazohet në rregulla të qarta.

“Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë”, u shpreh Blinken.

Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të saj edhe të vetë Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.

- Advertisement -

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundi për çështje që nisin nga tregtia e spiunazhi, e përfundojnë tek pandemia e koronavirusit.

Blinken theksoi se qëllimi i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Pekini po e sfidon”.

- Advertisement -

Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për shtim të tensioneve me Tajvanin dhe abzim të pakicës myslimane ujgure. Kryediplomati amerikan u tregua megjithatë i kujdesshëm duke mos e quajtur atë “armike”, pavarësisht faktit që Washingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Pekinin për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit