1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Seanca e Jashtëzakonshme e serbëve të Bosnjes: Dodik i kërkohet popullit të votojë në referendum

Rekomandime

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë në Banja Llukë në një seancë të jashtëzakonshme të asamblesë së Republika Srpskas, se qytetarët duhet të votojnë në referendum për rikthimin e kompetencave të transferuara në nivel shtetëror.

Dodik, lider i serbëve të Bosnjës, tha që qytetarët duhet të votojnë në një referendum që do të lejonte krijimin e një ushtrie, një agjencie të inteligjencës, një këshilli prokurorial dhe një administrate indirekte të taksave.

- Advertisement -

Mundësia e referendumit është një moment i ri në lidhje me qëllimet për t’u tërhequr nga Bosnja dhe Hercegovina tërësisht.

Sipas konkulzave të propozuara nga koalicioni në pushtet, parlamenti i Republika Srpskas duhet që sot të tërheq miratimin për formimin e forcave ushtarake të Bosnje Hercegovinës dhe autoriteteve tjera.

Dodik u shpreh se lufta nuk ishte opsion.

- Advertisement -

“Le të luftojmë për të drejtat tona me mjete politike. Republika Srpska nuk do ta mbrojë veten me mjete ushtarake edhe nëse sulmohet me armë,” – u shpreh Dodik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit