1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sejdiu akuzon Mustafën e Osmanin për “tradhti”, ja çka i kishte premtuar Vjosa

Rekomandime

Ish-presidenti i Kosovës e ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka folur për punën e tij brenda kësaj partie e zhvillimet e fundit në vend. Ai ka treguar edhe për premtimet që kishte marrë nga Osmani e kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Ish-kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka folur për kohën e tij brenda kësaj partie dhe formimin e Listës Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

“Lista Rugova ishte një segment, ta quajmë i menaxhimit të një ta quajmë paralele të trazimeve brenda LDK’së dhe trazimeve të mëdha që u behshin”, tha Sejdiu duke zbuluar nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur lidhje me Listën Rugova.

“Jo, jo ka pasur lidhje më falni…Është Bujar Bukoshi, është Dardan Gashi. Ato janë lidhje absolutisht funksionale tepër të ndërlidhura, fuqishëm…Ato kanë qenë lidhje ‘të mrekullueshme për kohën’ që të ndodhin ato”, sqaroi Sejdiu.

Sejdiu ka folur për premtimin që sipas tij i kishte dhënë Isa Mustafa. Sipas tij, Mustafa i ishte betuar në ‘në kokën e fëmijëve’ se nuk do të ishte kundërkandidat i tij për kryetar të LDK’së.

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK’së se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje.

“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu.

- Advertisement -

Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.

“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 shpërbërjen e koalicionit mes LDK’së dhe VV’së në mars të këtij viti.

Ai ka kritikuar kreun e LVV’së për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit duke thënë se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.

“Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet pa marrëveshje. VV u ngut me shkarkimin, por në anën tjetër edhe LDK mezi priste që të ndodhte kjo që të bëhet si shkas për të dalë nga koalicioni”, shtoi ai.

Sejdiu ka komentuar shkeljen e tij kushtetuese gjatë kohës sa ishte president i shtetit dhe kryetar partie.

Sejdiu thotë se gjatë asaj kohe, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, donte të bëhej vet president shteti. Gjithashtu, kur është marrë ai vendim, Sejdiu thotë se gjashtë gjyqtar janë tërhequr nga vendimi.

“Me Enverin ka qenë një bisedë shumë më e hershme ku e ka përmendur Ukë Rugovën. Por, ka qenë nga njerëzit që do të bëhej vet president i vendit”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai thotë se vendimi i marrë në mungesën e gjashtë gjyqtarëve është i pakompletuar.

“Kjo është punë e ditur, nuk e di nëse e ka thënë seriozisht apo jo. Gjashtë vetë janë hequr nga nënshkrimet, i ka marrë si persona që kanë qenë aty. Ai vendim është i pakompletuar”, ka thënë Sejdiu.

“Një nga gjyqtarët kushtetues më është lutur që të sqarohet për atë që ka ndodhur. Më tha “a bën vetëm dy minuta të flasim”. I thash jo, nuk ke shanse. Kjo për shkak sepse ata ende i bren ndërgjegjja”.

Ai gjithashtu thotë se dy pozitat i kishte mbajtur pesë vjet para se të akuzohej.

“Unë ato pozita i kam mbajtur pesë vjet. Unë kam deponuar edhe mosushtrimin e funksionit si edhe e parasheh kushtetuta”, shtoi Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit