1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sek*oIogu kosovar shpjegon pse po humbin jetën të moshuarit nëpër motele

Rekomandime

Një 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e së hënës në një motel në Prizren

Policia ka njoftuar se vlktima në momentin kritik ishte në shoqërinë e një gruaje të moshës 70 vjeçare e cila më pas ishte larguar nga moteli ku po qëndronte me 64 vjeçarin.

- Advertisement -

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanolllaj.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Në Kosovë janë jo të rralla rastet kur të moshuarit humbin jetën në motele.

Por pse po vd.esin të moshuarit në motele?

- Advertisement -

Sek*ologu Hajrullah Fejza ka treguar se çfarë po ndikon që këta persona të humbin jetën.

“Marrëdhëniet sek*uale përveç kënaqësisë janë edhe aktivitet fizik në shumicën e rasteve edhe sforcim i tepërt fizik. Vd.ekjet në këto raste ndodhin për shumë arsye: si pasojë e sforcimit të tepërt fizik, si pasojë e marrjes së barnave pa përshkrim nga mjeku dhe pa udhëzim nga farmacisti apo si pasojë e gjendjeve tjera shëndetësore”, ka thënë ai për Gazetën Infokus.

- Advertisement -

Fejza thotë se raste të tilla parandalohen nëse konsultohen paraprakisht me mjekët.

“S*ksi nuk njeh moshë, nuk duhet ndalur askujt pa marrë parasysh sa vjet është. Një parandalim i vd.ekjes si pasojë e konsumimit të barnave mund të bëhet nga mjekët dhe farmacistët e që për fat të keq nuk po ndodhë. Mjeku rrallë ose fare nuk e pyet pacientin për aktivitetin s*ksual dhe si rrjedhojë pacienti kërkon vet dhe merr barna në farmaci pa asnjë udhëzim apo rekomandim. Ka raste kur gjendja shëndetësore e pacientit nuk lejon marrjen e barnave të tilla”, ka deklaruar ai.

S*ksologu kosovar shton se duhet një edukim i mjekëve dhe farmacistëve në kuptim të këshillimit me pacientë lidhur me shëndetin s*ksual dhe nevojat s*ksuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit