18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Vuçiq: Perëndimi nuk do ndryshojë mendimin rreth Kosovës – raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është 1 me 15

Rekomandime

Në Kuvendin e Serbisë aktualisht po mbahet mbledhje e veçantë  rreth Kosovës, ku presidenti i Serbisë Vuçiq po raporton rreth situatës dhe investimeve në Kosovë dhe bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku theksoi se “Perëndimi nuk do ndryshojë mendimin rreth Kosovës – raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është 1 me 15”.

- Advertisement -

Vuçiq tha se “para neve nuk ka detyrë të lehtë dhe se nuk është koha për pritje të mëdha, apo pritje që nuk janë në harmoni me realitetin rreth nesh”.

“Bëhet fjalë për çështjen që është temë politike e secilës përpjekje shtetërore, çështje e identitetit, ekonomik dhe secilës përpjekje tjetër” vazhdoi Vuçiq dhe nënvizoi se dikur na duhej të shtynim çështjen e Kosovës, por nuk e zgjidhim me shtyrje, andaj jemi borxhli ndaj qytetarëve të Serbisë që të bëjmë zgjidhje.

” Duhet të vazhdojmë të zgjidhim këtë çështje me përgjegjësi me këndvështrimin strategjik për të ardhmen dhe ndërgjegjen dhe asaj si duam të ju lëmë pasardhësve vendin” tha ai.

- Advertisement -

Vuçiq theksoi se ky është borxh ndaj secilit pjesëtar të popullit serb në vend dhe kudo tjetër.

“Nga ajo si vendi ynë do zgjidh çështjen e Kosovës varet ardhmëria e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë”, shtoi ai.

- Advertisement -

” Në Kosovë ka rreth 95 mijë serbë, ndërsa shqiptarë më shumë se 1 milionë” tha Vuçiq dhe shtoi se raporti mes shqiptarëve dhe serbëve është 1 me 15.

“Kjo flet mjaftueshëm për peshën me të cilën përballet populli ynë dhe shteti ynë…kemi bërë mjaft me çka mund të jemi krenarë. Mesatarisht kemi dhënë rreth 500 milionë euro për popullin tonë. KonfIikti i ngrirë nuk na përgjigjet, përkatësisht serbëve në Kosovë nuk ju intereson” tha Vuçiq dhe shtoi se perëndimi nuk do ndryshojë qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit