11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Selim Pacolli kritikon shefin e tij: Shpend Ahmeti është rast eklatant njejtë si disa antarë të Vetëvendosjes

Rekomandime

Nënkryetari aktual i Prishtinës, Selim Pacollit nga radhët e Aleancës Kosova e re në ditët e fundit të detyrës së tij ka gjetur momentin të kritikoj shefin e tij, Shpend Ahmetin përmes një komenti në rrjetin social Facebook në postimin e që ka bërë Bekim Brestovci.

Sipas Pacollit, Shpend Ahmeti dhe disa anëtar të VV-së që fillimisht i moren mandatet përmes VV-së e tani u shndërruan në PSD, kur u matën veten me votën e popullit në zgjedhjet e 2019-së ,asnjëri nuk e fitoj mandatin e deputetit.

- Advertisement -

Pacolli vëllau i ish Presidentit Pacolli la të nënkuptohej se kryetarët e komunave duhet të diskutojnë për vendimet politike mes liderëve të partive e jo nëpërmes asamblesistëve.

I menjëhershëm ka qenë edhe replika e Brestrovcit i cila ka thënë se e ka keqkuptuar dhe se është i lumtur që nga partia e tij (NISMA) asambleistët do të jenë transmetues të politikave të tyre pasi ata kanë kërkuar votën e tyre tek qytetarët.

Edhe pse si dukej kjo ide nuk i pëlqeu Selim Pacollit, pasi sipas burimeve të Gazetës KosovaIme AKR është në negociata për marrëveshje qeverisëse me Përparim Ramën në komunën e Prishtinës me LDK-në, edhe pse asgjë deri më tash nuk është zyrtarizur as drejtoritë që do i marrë kjo parti apo për asnjë marrëveshje konkrete.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit