4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Selimi e Thaçi folën dy herë në telefon: Çka thuhet në aktakuzë për Komunikatën 59?

Rekomandime

Në aktakuzën e përditësuar të Prokurorisë që përmban 238 faqe, përmendet në mënyrë eksplicite edhe Komunikata 59. Çka saktësisht thuhet aty?

- Advertisement -

Komunikata 59 ishte bërë temë edhe e debateve televizive gjatë viteve të fundit. Në qendër të saj ishte Gani Geci, një ish-pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëtar i LDK-së.

Në pikën 55 të hyrjes flitet për këtë çështje, dhe pretendimi i Prokurorisë Speciale (ZPS) është mjaft interesante, shkruan Nacionale.

Më poshtë e keni të përkthyer në gjuhën shqipe:

- Advertisement -

55. Ndërkohë, Komunikata 59 e Shtabit të Përgjithshëm, e publikuar si përgjigje ndaj vdekjes së Abedin Rexhës, e caktoi ushtarin e afërt me LDK-në Gani Gecin si “të njohur si kolaboracionist”, dhe pretendoi se ai ishte parë me një maskë derisa udhëhiqte policinë serbe në masakra kundër popullësisë civile. Sipas Rexhep Selimit, Thaçi e kishte informuar atë përmes një telefoni satelitor se Abedin Rexha ishte lënduar seriozisht pas një mosmarrëveshjeje me Gani Gecin, të cilit Thaçi iu referua si “qeni”. Më pas në një thirrje të dytë, Thaçi i lexoi tekstin e Komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e pyeti Thaçin pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi u përgjigj, “në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht”.

Së fundi, Halil Geci nga familja Geci është paraqitur nëpër debate televizive duke pretenduar se tashmë ishte zbardhur çështja e kësaj komunikate.

- Advertisement -

Hashim Thaçi e kishte mohuar se qëndronte prapa kësaj komunikate.

Kujtojmë se Abedin Rexha kishte mbetur i vrarë më 8 tetor 1998. Në një nga paraqitjet televizive, Gani Geci kishte thënë se ai ka vdekur “nga deka”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit