1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Selmanaj propozon pezullimin e pagesës së kredive gjatë tre muajve të ardhshëm

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që në afat tremujorë të bëjë pezullimin e të gjitha pagesave/kësteve të kredive që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë.

- Advertisement -

Kjo masë sipas tij duhet të ndërmerret me qëllim që qytetarët sadopak të kenë rezerva financiare për blerjen e gjërave elementare ushqimore gjatë kësaj periudhe.

“Propozim për Qeverinë

Të merret vendimi për pezullimin në afat 3 mujor i të gjitha pagesave/kësteve të kredive që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë. Kjo masë duhet të ndërmerret me qëllim që qytetarët sadopak të kenë rezerva financiare për blerjen e gjërave elementare ushqimore gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

Vetëm bashkë mund t’ia dalim. Solidariteti shoqëror i domosdoshëm!”, ka shkruar Selmanaj.

Ky propozim erdhi si rezultat i ndërmarrjes së masave parandaluese të Qeverisë kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Sot gjatë ditës, dy persona kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçare nga komuna e Klinës dhe një 77-vjerar nga komuna e Vitisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit