1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Senatori Johnson: Kosova llogarit shumë tek ne amerikanët, nuk ndjejnë se duhet të japin diçka në negociata

Rekomandime

Senatori amerikan Ron Johnson i cili ka qenë i angazhuar më shumë rreth negociatave Kosovë -Serbi gjatë administratës së Donald Trump dhe që ka qëndrim të fortë përkrahës ndaj pavarësisë Kosovës, i ka bërë një pyetje specifike sot në Senatin Amerikan, Emisarit Amerikan Gabriel Escobar.

Republikani Johnson gjatë seancës së sotme dëgjimore në Senat i ka kërkuar Escobarit të komentojë rreth faktit që Kosova llogarit shumë në mbështetjen amerikane në bisedime dhe nuk e ndjen se duhet të japë diçka.

- Advertisement -

Johnson, që para pak ditësh ka realizuar një takim online me ambasadorin serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se gjatë takimeve që i ka me të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, zakonisht i kërkohet që SHBA të jetë në anën e njërës palë në disfavor të tjetrës.

“Duket që këto dy vende duan që SHBA të angazhohet plotësisht në rajon, por shumë shpesh ato duan që të imponohet vullneti i SHBA’së mbi palën tjetër për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë senatori Johnson derisa i është drejtuar emisarit Escobar.

Johnson ka thënë se për të arritur marrëveshjen duhet të bëhet presion tek palët, veçmas duke e përmendur Kosovën e cila sipas tij llogarit shumë te Amerika.

- Advertisement -

“Gjithmonë ka qenë pikëpamje e imja, si e kam kuptuar, se për të arritur marrëveshje nuk do të imponojmë asgjë, por duhet të bëjmë pak presion. Unë kam qenë i brengosur gjatë kontakteve të mia me Kosovën dhe Serbinë. Kosova njeh përkrahje shumë të fortë nga SHBA dhe për këtë pajtohemi të gjithë, por jam pak i brengosur që ata bazohen shumë në këtë përkrahje, kështu që nuk e ndjejnë që duhet të japin diçka (në negociata), në negociata zakonisht jep diçka dhe merr …” ka theksuar senatori duke e kërkuar komentin e Escobar.

Me këtë pyetje ai ka arritur të nxjerrë përgjigjen e Escobar i cili ka thënë se këtë punë do ta bëjë ambasadori Hovenier.

- Advertisement -

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, duke u përgjigjur tha se Shtetet e Bashkuara presin nga qeveria e Kosovës “të angazhohen plotësisht në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE’ja dhe t’i shohin ato si negociata të vërteta për të arritur qëllimin kryesor që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare që ata duan të anëtarësohen.

“Kjo do të kërkojë kompromis dhe ne kemi qenë shumë të qartë. Ambasadori ynë i ri, Jeff Hovenier, e ka bërë këtë shumë të qartë gjatë takimeve të tij të para me qeverinë (e kryeministrit Albin) Kurti dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.

Duke iu kthyer asaj se cfarë do të japë Kosova në këto negociata, Johnson ka përmendur se pala kosovare i ka thënë se Kosova do ta falë Serbinë (për krimet e kryera) nëse bëhet zgjidhja e duhur.

“Brenga ime është, ajo që e dëgjoj shpesh në Kosovë, ata janë të vullnetshëm të falin nëse bëhet zgjidhja e duhur dhe kjo do të ishte ajo që japin në negociata, por para kësaj ata duhet të bëjnë më shumë , të bëjnë kompromis në mirëbesim a pajtoheni” ka vazhduar Johnson.

Esobar ka bërë një shpjegim më të gjatë rreh kësaj.

“Unë do t’ua la këtë kolegëve të mi europianë, sepse vërtetë ka një plan për të ecur përpara në mënyrë që të përfundojë me normalizim marrëdhëniesh , është pak më e komplikuar, dhe këtu nuk do të pajtohesha me shumë respekt, se sa një falje e thjeshtë, janë cështja e pronës, e personave të pagjetur e energjisë dhe cështje tjera me të cilat duhet të merremi që të arrijmë atë që duam të arrijmë që është e ardhmja europaine për Serbinë dhe Kosovën” ka theksuar emisari amerikan për Ballkanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit