1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët e akuzuar kërkojnë përshpejtimin e procesit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Rekomandime

“Djali im nuk mund të pres ditën kur të përfundojë kjo farsë, të mbahet njeriu i pafajshëm në burg tash e tri vite pa asnjë shkelje dhe duke shkel të gjitha ligjet, mund të ndodh vetëm këtu”, ka deklaruar Bojana Roshiç nëna e Marko Roshiç, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

- Advertisement -

Pas pritjes gati tremuajshe në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e krimeve të rënda për 22 edhe 24 nëntor është caktuar vazhdimi i gjykimit në procesin e rastit të vrasjes së Ivanoviqit, për çka prokuroria speciale e Kosovës ka ngritur akuzë ndaj 6 serbëve nga Mitrovica.

Avokati Mahmut Halimi që përfaqëson Marko Roshiç 25 vjeç i arrestuar me 23 nëntor 2018 për “Politika” se shqyrtimi duhet të zgjas tri ditë dhe të zhvillohet sipas versionit të tretë që “u ndreq me kozmetikë” dhe si shkak i vonesave iu ka zgjatur paraburgimin të akuzuarve.

“Shpresojmë se gjykimi të filloj dhe mos të ketë shtyrje. Prokurori ka propozuar 50 dëshmitar, prej të cilëve 80 për qind nuk kanë lidhje me këtë lëndë por konotacion politik. Do ketë dëshmitar nga Deçani, Leposaviqi dhe vendet tjera, ndërsa dëshmitë e tyre sipas propozimit të prokurorit do të lexohen, po kjo në shqyrtimin kryesor nuk është e mundshme sepse dëshmitari duhet dal para gjyqit, ne do kërkojmë reduktimin e dëshmitarëve që vijnë nga fusha politike”, tha Halimi.

- Advertisement -

Për klientin e tij, që u arrestua së bashku me policin Nedeljko Spasojeviç dhe që pas shumë kërkesave iu lejua transferimi nga burgu i sigurisë së lartë në atë të Mitrovicës, Halimi tha se “Roshiç nuk do të ketë dëshmitar se ai është vetë e vërteta”.

“Në videot që janë siguruar ai nuk duket askund, nuk u parë në xhirimet e 6 muajve të fundit kur u vra Ivanoviq. Nuk ishte interes i Marko Roshiç të përcillet Ivanoviq, që tregohet nga xhirimet, kështu që nuk ka dëshmi që e ngarkon atë për lidhje direkt”, tha ai.

- Advertisement -

Ai përkujtoi se vëllai i Oliverit, Miroslav ka treguar një letër që u hedh pastaj ku “ndodhet numri i targave të automjetit të Ivanoviqit, që nuk është i Oliverit”.

“Kjo letër nuk është gjetur pas hetimeve si dhe sipas Miroslav ai nuk është shkruar nga i vëllai” tha avokati, që shpreh shpresën se Miroslav do paraqitet në gjyq.

Bojana Roshiç nëna e Marko Roshiç shprehet se “shqyrtimi do të mbahet” dhe nuk do ketë shtyrje. „herën e kaluar u shyt se nuk lejoheshin më shumë se 20 persona në gjykatë, ndërkohë në gjithë Kosovën mbahen gjykime. Djali im nuk është fajtor, për tri vjet përjeton golgotë, ia kanë dhënë barna për sëmundje që nuk ekzistojnë bile edhe narkotikë derisa nuk u bart në Mitrovicë. Të mbahet njeriu pa faj tri vjet është jashtë çdo ligji në botë” tha me telefon Bojana.

Avokati Faruk Korenica, që mbron Nedeljko Spasojeviç tha se është me rëndësi që në gjykatë të paraqitet Milena Popoviç “si grua që ka jetuar dhe di rrjedhat e lëvizjen e Oliverit, e di kush e ka kërcënuar dhe pse”.

Milena Popoviç ka deklarua s’është gati të paraqitet në gjykatë, dhe ishte ka niset kur e njoftuan se u shty shqyrtimi për çështje teknike. “Unë do të jem me 22 nëntor në gjyq, me apo pa ftesë, pas 4 viteve është koha e fundit të përfundojë kjo procedurë. Por si kam vërejt unë nuk jam ndër dëshmitarët, pro do të jem atje” tha Milena që shtoi se djali jonë Bogdan në klasën e 5 duhet të di kush ia vrau babën.

Tre nga të akuzuarit mbrohen në liri, përveç Marko Roshiç e Nedeljko Spasojeviç për vrasje akuzohet edhe Radeta Basara, që u deklarua i pafajshëm për akuzën që ngarkohet, duke arsyetuar se në ditën e vrasjes ishte në ditëlindjen e motrës. Besara tash e 2 vjet është burgun e sigurisë së lartë, ndërsa tre trjerët të akuzuar Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç dhe Silvana Arsoviç mbrohen në liri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit