6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Serbët në panik: Janë 5 deputetë spiunë të CIA në Kuvendin e Serbisë

Rekomandime

Ka raportime se tani në kuvendin serb janë të ulur së paku 5 deputetë që punojnë për ndonjë agjenturë, kjo sipas tyre paraqet rrezik për shtetin, pasi munden të i japin të dhëna sekrete paralajmërojnë burimet e mediave serbe në panik, mundet edhe që gara e zgjedhjeve po nxehet dhe loja e vjetër e akuzave për spiunim u kthye në skenë.

- Advertisement -

Bashkëpunëtorët më të vlefshëm të shërbimeve të huaja janë, përveç të tjerëve, dhe disa deputetë të caktuar në Kuvendin e Serbisë të cilët nga karriget e kuvendit punojnë kundër shtetit dhe qytetarëve të cilët i zgjodhën, ka mësuar media serbe Kurir.

Sipas burimit të tyre këta spiunë janë pjesë e një rrjeti të rëndësishëm informacioni që ju shërbejnë shërbimeve të sigurisë të shteteve tjera për të shtrirë ndikimin e tyre në ngjarjet në Serbi.

Kryetari i komisionit të kuvendit serb për mbikëqyrje të shërbimeve të sigurisë, Igor Becic, i ka thënë gazetës Kurir se është i vetëdijshëm se kuvendi serb është kanal i rëndësishëm i ndikimit për shërbimet e huaja.

- Advertisement -

“Ka mënyra të ndryshme që shërbimet e huaja provojnë të realizojnë interesa të posaçëm, financimi i drejtpërdrejtë i mediave dhe individëve të opozitës deri dhe kontaktet me individë me ndikim në institucione të veçanta, pra edhe në kuvendin e Serbisë. Vërehet lehtë se disa udhëheqës të opozitës, kur flasin në Kuvend apo në konferenca për shtyp, përfaqësojnë ekskluzivisht interesat e disa ambasadave të caktuara” theksoi Igor Becic.

Kurir kishte ‘paralajmëruar’ se shërbimet sekrete, më e para CIA amerikane dhe MI6 britanik, kanë shtuar aktivitet në Serbi, e disa politikanë të caktuar madje edhe po ju vetë ofrohen atyre si bashkëpunëtor, thekson kjo gazetë e alarmuar./Gazeta Metro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit