1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Serbia e Aleksandar Vuçiqi përpiqen ti mashtrojnë SHBA-të e Donald Trumpin

Rekomandime

NGA REXHEP TORTE

- Advertisement -

Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, është duke u paraqitur herë si kukuvajkë dhe herë si dhelpër dinake, me të vetmin qëllim për tu faktorizuar në politikën e SHBA-ve.

Vuçiqi në mënyrë patologjike, shizofrene e nazeqare nuk është duke lënë gur pa lëvizur për ti arritur qëllimet ekspansioniste të Serbisë, për ta futur sërish nën kthetra Kosovën viktimë shekullore.

Nëse do të lejohet një gjë e tillë dhe nëse Kosova humb edhe një pëlllëmbë të territorit të saj, do të jetë absurditet politik dhe gjeostrategjik ndërkombëtar dhe një padrejtësi ekstreme kundër shqiptarëve, që don të thotë fitil i ndezur për konflikte.

- Advertisement -

Nëse do të lejohet një gjë e tillë kundër Kosovës, do të jetë mëkat i madh dhe padrejtësi e radhës që u bëhet shqiptarëve duke filluar që nga Kongresin i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919.

Në Berlin, Londër e Paris në këto tre data historike, për tia plotësuar orekset hegjemoniste Serbisë, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar, që sot ndodhen në pesë shtete fqinje dhe shteti amë Shqipëria ka mbetur si molle e kafshuar nga të gjitha anët.

- Advertisement -

Mediat e Serbisë më datë 16 shtator 2019, cituan Aleksandër Vuçiqin të ketë thënë , “se nuk dua që SHBA-të të jenë armik i yni, mjaf kemi derdhur gjak dhe jemi shkatërruar. Vashingtoni e ka viktimizuar Serbinë si aleate duke mbështetur të tjerët në hapësirat e ish Jugosllavisë. Serbia pas shumë kohëve e ka SHBA-në si partnere që dëshiron të na dëgjojë edhe në çështje më të vështira.Nuk dua të jem president i shtetit që do ta ketë Amerikën armik. Serbia ka patur mjaft gjak e shkatërrim, duam punë, zhvillim dhe jetë të mirë”.

Këto deklarata të Vuçiqit kanë për qëllim që në çdo mënyrë ta dëmtojnë Kosovën tashmë shteti më ri në Evropë dhe në botë, shtet ku çdo pëllëmbë e tokës është e larë me gjakun shqiptar.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishin serbët që erdhën në Kosovë ti vrasin, masakrojnë, dhunojnë e ti dëbojnë shqiptarët.

Serbia asnjëherë nuk mund të jetë e nivelit të SHBA-ve, nivel i dëshmuar si shembull i qytetarisë, i lirive dhe të drejtave të njeriut, i demokracisë dhe i ruajtjes së paqes në botë.

SHBA-të për Serbinë janë një universitet i përkryer, ndërsa Serbia për SHBA-të është vetëm një delikuent i lazdruar që shpirtërisht është i lidhur me Rusinë dhe me Kishën Orthodokse të Rusisë.

Serbia me këto deklarata që i ndryshon çdo ditë dëshmon se dëshiron ta vazhdojë politikën e Titos në ish Jugosllvi për të ndenjur në dy karrige, për të pi qumësht herë në Perëndim dhe herë në Moskë, duke patur për qëllim nënshtrimin e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi flet gjepura kur thotë se, SHBA-të e paskan viktimizuar Serbinë si aleate, duke mbështetur të tjerët në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Vuçiqi si bashkëpunëtor i ngushtë dhe mbështetës i idesë së kriminelit Sllobodan Millosheviq, ishte në shërbim të realizimit të idesë millosheviqiane që kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetem.

Vuçiqi e din shumë mirë se, Serbia në fundshekullin e 20-të, i nxiti dhe i kreu tre luftërat gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Vuçiqi e din shumë mirë se, në këto tre luftëra Serbia vrau, masakroi, dhunoi e dëboi qindra mijëra banorë të pafajshëm, vetëm e vetëm për të okupuar troje të huaja dhe për ta zgjeruar Serbinë.

Vuçiqi i din shumë mirë vrasjet, masakrat dhe dhunimet që Serbia i kreu në Vukovar të Kroacisë dhe në Srebrenicë e Potoçare të Bosnjë dhe Hecegovinës.

Vuçiqi e din shumë mirë se, Serbia në vitet 1998/1999, kreu agresion gjenocidal në Kosovë, ku ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave, dhunuan në mënyrën më shtazarake, mizore e makabëre 20 mijë femra shqiptare, dhe rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia dhe serbët historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemoninë serbe.

Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore në Kosovë është e Kosovës dhe shqiptare e nuk është e serbëve.

Përvetësimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Kosovë me një agresivitet të madh e bëjnë Serbia dhe serbët, sidomos para dialogut Kosovë-Serbi ku pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historikun e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Vuçiqi e din shumë mirë se, Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6-të fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe me luftëra të përgjakshme i zgjeruan territoret, duke vrarë e dëbuar popullin vendas.

Në arkivat e Stambollit ekzistojnë dokumente historike dhe tapi se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta shekullore.

Vuçiqi e din shumë mirë se, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë.

Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që i bëjnë serbët Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohen në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Kjo tregon qartë se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundësi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, e që sot i konsiderojnë si vende kulturore e shpirtërore të Serbisë.

Vuçiqi e din shumë mirë se, nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbe e cila sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia petendon se janë të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Ekzistojnë fakte historike se, Serbia dhe ushtria e saj në ofansivat ushtarake serbe në trojet shqiptare, i kanë mbyllur të moshuar e fëmijë shqiptarë nëpër shtëpi dhë ua kanë vënë flakën duke i djegur për së gjalli.

Vuçiqi e din shumë mirë se, krijimi i Banovinave të Serbisë në vitin 1918 kishte për qëllim okupimin e sa më shumë trojeve shqiptare, duke i ndryshuar toponimet vendase e duke hapur edhe shkolla serbe.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Vuçiqi e din shumë mirë se, Serbia pas të gjitha këtyre të zezave e mizorive që i kreu në Kosovë, në vend që të mbushet mend, të civilizohet e demokratizohet, ajo me një agresivitet të paparë tashmë 20 vite me gënjeshtra e korrupsion diplomatik po e mashtron botën se gjoja në Kosovë nuk ka kryer asgjë të keqe, dhe se gjoja po mundohet që të sigurojë mirëqnie për pakicën serbe prej 5 përqid që jeton në Kosovë.

Tërë bota është dëshmitare se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Me shantazhet e vazhdueshme që Serbia po i kryen kundër Kosovës, dëshmon se mbetet armiku më i madh i Kosovës, i shqiptarëve dhe rreziku më i madh i sigurisë e paqes në Ballkan.

Serbia dhe serbët trashigiminë e tyre kulturore e shpirtërore duhet ta kërkojnë në Kaukazin e largët nga ku edhe erdhen ne Ballkan, e jo në Kosovë ku gjithnjë kanë jetuar shqiptarët.

Vuçiqi e din shumë mirë se, gjatë vizitës së tij në Vatikan kishte për qëllim ta keqpërdor Selinë e Shenjtë për qëllimet ekspansioniste të Serbisë në Kosovë nëpërmjet gjoja mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe në Kosovë.

Të njetin qëllim Srbia mundohet ta arrijë edhe nëpërmjet UNESCO-s.

Serbia me pengimin që po bën për aderimin e Kosovës në INTERPOL, është vënë kryesisht në mbrojtje të kriminelëve serbë të cilët i kryen tërë ato krime në Kosovë dhe shëtisin lirshëm nëpër Serbi.

SHBA-të dhe Presidenti Donald Trump i dijnë shumë mirë krimet, masakrat dhe dhunimet që Serbia i kreu në vitet 1998/1999 në Kosovë.

Serbia tani po përdorën dinakëri diplomatike që nëpërmjet dialogut, siç po propagon mbi bazën e një kompromisi, përpiqet ta gllabërojë veriun e Kosovës të pasur me burime minerare nëntokësore dhe të administrojë me kishat e manastiret orthodokse në Kosovë, për ti mbajtur nën kthetra shqiptarët autoktonë.

Vuçiqi e gënjen vehten dhe Serbinë kur mendon se me takimet diplomatike që i bën me SHBA-të, do ti mashtrojë SHBA-të dhe Presidentin Donald Trump, dhe do të arrijë që sërish ta dëmtojë Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran ku çdo pëllëmbë e tokës është e larë me gjakun e shqiptarëve.

Shqiptarët në Kosovë dhe në tërë botën, si miq besnikë të SHBA-ve dhe si viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë, janë në pritshmëri të epilogut diplomatik ndërmjet Serbisë së Aleksandër Vuçiqit dhe SHBA-ve të Donald Trumpit, epilog që duhet të jetë në dobi të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit