13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dalin detajet nga ngjarja në Graçanicë: Zyrtari policor privoi nga jeta vëllain

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një zyrtar policor ka privuar nga jeta vëllain e tij.

- Advertisement -

Klankosova.tv merr vesh se të dy janë të nacionalitetit serb.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

- Advertisement -

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit