1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Serbia nuk heq dorë, thotë se me çdo kusht do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Rekomandime

Serbia është duke vazhduar me fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe këtë së fundmi e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili deklaroi sot se pret që kërkesa e Kosovës për pranim në Interpol do të jetë temë diskutimi në seancën e Këshillit të Përgjithshme në Kili dhe se shpreson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sipas tij kjo do të nënkuptonte politizimin e organizatës ndërkombëtare të policisë.

Shpresoj që do të vihet në rend të ditës në Kili, por nevojiten dy të tretat e vendeve që do të jenë të pranishme që një gjë e tillë të ndodh. Beteja tani është se kush do të vjen… Nëse pjesa e madhe merr pjesë, ato vende që janë kundër nesh, më saktësisht ato që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë do ta kemi një punë të vështirë përpara, por puna jonë është të luftojmë për Serbinë dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Stefanoviq gjatë një interviste dhënë televizionit serb Happy.

- Advertisement -

Ai ndër tjera tha se taksa e vënë për mallrat serbe nga ana e autoriteteve në Prishtinë ka qenë plotësisht e kundërligjshme, kundër marrëveshjes së Ceftas.

Ata këtë po e bëjnë duke tentuar të tregojnë se sa shumë mund t’i dëmtojnë interesat e serbëve në Kosovë. Është e qartë që nëse Kosova do të pranohej në Interpol, do të kishim një politizim të organizatës ndërkombëtare të policisë”, ka shtuar ministri serb Stefanoviq.

Ai beson se një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë do të lëshoheshin afro 2 deri në 3 mijë urdhër arreste për policët dhe ushtarët që kanë marrë pjesë në luftën kundër “terrorizmit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit