3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia po realizon serial për luftën në Kosovë, po e mbështetë Ministria e Brendshme e Serbisë

Rekomandime

Se Serbia është duke përgatitur një serial për luftën në Kosovë, ka njoftuar ish ambasadori i Kosovës Lulzim Peci, i cili nëpërmet një statusi në rrjetet sociale ka thënë se ky serial po realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e udhëhequr nga Vulini dhe Radio Televizioni i Serbisë.

“Serbia në vend që të turpërohet për të kaluarën e saj, ajo është krenare me të dhe e projekton si narrativ zyrtar shtetëror”, ka shkruar mes të tjerash Peci për këtë nismë të Serbisë.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Pecit:

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e udhëhequr nga Vulini dhe Radio Televizioni i Serbisë po përgatisin një serial për luftën ne Kosove, qe nuk ka asnjë dallim prej narrativeve të Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

- Advertisement -

Serbia në vend që të turpërohet për të kaluarën e saj, ajo është krenare me të dhe e projekton si narrativ zyrtar shtetëror.

Njëra ndër objektivat kyçe të Serbisë dhe Rusisë, është ndërrimi i narrativeve për luftërat në ish-Jugosllavi, dhe atë me theks të veçantë për luftën në Kosove, për shkak të intervenimit të NATO-s. Ky serial është pjesë e realizimit të kësaj strategjie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit