12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Serbia shpërfill komplet BE’në dhe kënaq Rusinë: Dërgon ambasador në Siri, veç pse s’e ka njohur Kosovën

Rekomandime

Vendimi i Serbisë për të dërguar përsëri ambasador në Siri, është pse është distancim nga politika e jashtme e Bashkimit Evropian, gjë për të cilën edhe ka marrë kritika nga krerët e BE’së, motivohet kryesisht nga dëshira e qeverisë serbe për t’iu dëshmuar Rusisë, që e mbështet regjimin në Siri dhe nga fakti që Siria nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Kosova ime.

Sidoqoftë, sipas asaj që shkruan ‘Danas’, njohësit e politikave të jashtme kanë paralajmëruar se veprime të tilla të cilat e largojnë Serbinë nga marrëveshjet me BE’në do të kenë pasoja për shtetin serb.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, ka theksuar se, vendimi i Serbisë për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me Sirinë në nivelin e ambasadorëve është në kundërshtim me pozicionet e BE’së.

“Pozicioni i Bashkimit Evropian në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin në Siri është i qartë dhe i pandryshuar dhe zgjedhjet e fundit të organizuara nga regjimi sirian, nuk mund të çojnë në ndonjë masë të normalizimit ndërkombëtar.”, tha Stano në një deklaratë për Evropa e Lirë.

Ai shtoi se dërgimi i ambasadorit në Damask në cilësinë e shefit të misionit diplomatik do të thotë dorëzim i letrave kredenciale kreut të shtetit, siç tha ai, e Bashar-al-Assad është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë legjitimitet demokratik si president.

- Advertisement -

Suzana Grubjesic, nënkryetare e Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi i tha ‘Danas’ se Serbia është e detyruar të harmonizojë gradualisht politikën e jashtme të saj me politikën ë përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE’së.

Ky detyrim është kontraktual dhe rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Përqindja e pajtueshmërisë që nga viti 2014, nga shpërthimi i krizës ukrainase dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia është midis 50 dhe 60 për qind, pa njoftime se do të rritet në të ardhmën e afërt sepse politika e jashtme e Serbisë do të mbetet e tillë, pa një specifikim të drejtimit strategjik. Arsyeja kryesore për kthimin e ambasadosit në Damask është fakti që Siria nuk e njeh Kosovën si dhe lidhja e regjimit sirian me Rusinë. Një tjetër arsye është fluksi i migrantëve, monitorimi i të cilëve është i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë, por edhe për të gjithë rajonin”, tha ajo.

- Advertisement -

Grubjesic tha se do të ishte e rëndësishme dhe inkurajuese që BE përfundimisht të lejojë hapjen e Kapitullit 31, i cili i referohet politikës së jashtme, sepse sipas saj, raporti i shqyrtimit është pritur që nga 2014.

Aleksandra Stanković, Zëvendës Drejtoreshë e Institutit për Çështjet Evropiane, gjithashtu kujton detyrimet nga ky kapitull, duke theksuar se Serbia edhe një herë konfirmon se nuk e zhvillon politikën e jashtme në një mënyrë strategjike dhe bën lëvizje të paparashikueshme.

Integrimi në BE nuk ka qenë një përparësi për qeverinë për një kohë të gjatë, dhe përkundrazi, rrjedha ep olitikës së jashtme varet kryesisht nga çështja e Kosovës. Siria është një nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe qeveria po përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira në mënyrë që ta ruajë atë mbështetje. Nga ana tjetër, Serbia doli në krah të paketës së sanksioneve të vendosura në Siri nga BE në 2012, por filloi të tërhiqej kur Rusia ndërhyri në konfIiktin në Siri. Pra, ëdhe njëherë, Serbia po ndjek një politikë të paqëndrueshme të ekuilibrimit midis partnerëve perëndimorë dhe lindorë, e cila vetëm do të ngadalësojë më tëj integrimet evropiane tashmë të dobësuara”, tha Stankovic.

Sipas Vuk Vuksanovic, studiues në Qendrën e Beogradit për Politikë të Sigurisë, distanca e Serbisë nga integrimi evropian deri më tani i jep qeverisë së Serbisë përshtypjen se ajo mund të përballojë këso lëvizje.

Qeveria serbe beson se Serbia tani është kaq larg nga BE dhe at anuk e shohin realitetin e perspektivës evropiane, kështu që ata mendojnë se mund të bëjnë lëvizje të tilla. Nga ana tjetër, pyetja është se çfarë shpresojnë të fitojnë më nj ëlëvizje të tillë. A presin ata të bëjnë ndonjë pikë dypalëshe me regjimin e Asadit dhe çfarë mund të jetë ndryshe nga marrëveshjet me industrinë e armëve që do të ishin potencialisht shumë të rrezikshme duke pasur parasysh të gjitha ato që e rrethojnë atë regjim? Një faktor për Beogradin është sigurisht që Siria nuk e njohu pavarësinë e Kosoëvs,p or unë më parë do të thoja se kjo është një lloj lajke ndaj Moskës sepse nuk duhet të harrojmë se Moska është partneri kryesor i regjimit të Asadit dhe se është arsyeja kryesore pse nuk u përmbys. Nëse dikush spekulon mbi arsyet e mundshme për qeverinë serbe – kjo ka të ngjarë të jetë ndikimi i Moskës”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit