Një person është plagosur në këmbë pas disa të shtënave nga një i dyshuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.