19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

SHBA-ja kërcënon me pasoja Turqinë pas testimit të sistemit rus të mbrojtjes ajrore

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar aleatin e NATO-s Turqinë për “pasoja serioze” pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

- Advertisement -

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. “dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 Tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 “, tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman në një deklaratë më 23 tetor.

“Ne kundërshtojmë testimin e këtij sistemi nga Turqia, i cili rrezikon pasoja serioze për marrëdhëniet tona të sigurisë “, tha Hoffman.

Veçmas, Departamenti i Shtetit e quajti provën e Turqisë të papranueshme dhe një “hap të qartë në drejtim të gabuar”.

- Advertisement -

Në Stamboll, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se testet ishin realizuar dhe se do të vazhdojnë.

“Ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika,” u tha Erdogan gazetarëve.

- Advertisement -

Të dy aleatët e NATO-s kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth sistemit ajror të mbrojtjes S-400 dhe Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 vitin e kaluar pas blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit