8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHBA merr nën kontroll aeroportin e Kabulit

Rekomandime

Aktualisht janë afro 2,500 trupa amerikane që po qëndrojnë në aeroportin e Kabulit, sipas sekretarit të i shtypit të Pentagonit, John Kirby, gjatë një konferencë prapa kamerave të hënën.

Siç raporton BBC, ushtria amerikane citohet të ketë thënë se ka qëlluar dy burra të ar.matosur.

- Advertisement -

Të gjitha fluturimet drejt vendeve të tjera janë ndërprerë, pasi që ushtarët amerikanë po tentojnë të hapin rrugë për pistat e fluturimit.

SHBA dhe shtetet e tjera po nxitojnë që të evakuojnë stafin dhe aleatët afganë.

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se të gjitha fluturimet ishin ndaluar “me kujdes të shtuar”.

- Advertisement -

“Forcat ushtarake amerikane janë duke punuar së bashku me trupat turke dhe të tjera ndërkombëtare për të pastruar zonën. Nuk e dimë ende se sa kohë do të zgjasë kjo”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit