10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Fitoi llotarinë para disa muajve, gruaja me bashkëshortin dhe vajzën 1 vjeçare gjenden pa shenja jete

Rekomandime

Një grua që disa muaj më parë fitoi 2 milionë dollarë në një llotari në Kaliforni, është gjetur pa shenja jete së bashku me bashkëshortin e saj.

Bija e tyre 1 vjeçare Leanne, gjithashtu kishte humbur jetën pasi policia e gjeti në gjendje të rëndë nga pIaga e ar.mës së zjarrit, në shtëpinë e tyre në Calera, në ngjarjen e rëndë të javës që shkoi, raportonte rrjeti lokal KXII .

- Advertisement -

Tiffani Hill e John Donato u identifikuan si të rriturit të gjetur pa shenja jete.

Familja e 31 vjeçares Hill, thotë se gruaja ishte vlktimë e dhu.nës shtëpiake.

“Tiffani nuk është ankuar te unë për asgjë, por unë kam folur me nënën e saj,” tha avokatja Theresa McGehee. “Dhe ëma e saj kërkon të tregojë se Tiffani po përpiqej të shpëtonte nga situata e saj.”

- Advertisement -

Hill kishte fituar llotarinë $2 milionë në një biletë me gërvishtje në nëntor të vitit të kaluar. Më pas ajo ishte martuar me 42 vjeçarin Donato, dhe familja u vendosën në Oklahoma.

“A mund të ketë ardhur konfIikti i tyre prej parave? Këtë nuk do të kemi mundësi ta mësojmë kurrë,” tha McGehee kur u pyet për paratë e fituara nga Hill. “Por unë e di se shpesh kjo krijonte konfIikte mes tyre.”

- Advertisement -

Ndërkohë autoritetet po kujdesen për tre fëmijë të tjerë të gruas, dy vajza e një djalë, që jetonin në të njëjtën shtëpi me vlktimat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit