1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shefi i diplmacisë evropiane u jep urdhër të prerë Kurtit e Vuçiqit: Hiqni menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat

Rekomandime

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa me Serbinë, si dhe incidentet që ndodhën dje në Zveçan dhe Zubin Potok, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Ai nëpërmjet një deklarate ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr Njësinë Speciale nga veriu dhe barrikadat e ngritura në rrugë.

Tutje ai ka shtuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, shkruhet në deklaratë.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve, përfshirë këtë të fundit me reciprocitetin me targa.

“Dialogu i lehtësuar nga BE mbetet platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura”, shkruhet tutje.

- Advertisement -

Deklarata e plotë

Unë vazhdoj ta ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar pengesat në rrugë. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti këtë javë.

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis Palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat, dhe unë i nxis fuqimisht Kosovën dhe Serbinë që ta përdorin atë. Të dy Kryenegociatorët që vijnë në Bruksel ditët në vijim është hapi i parë pozitiv. Thelbësore që ata të vijnë me një mandat për të diskutuar rrugën përpara dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që janë në interes të qytetarëve.

Ne e përsërisim që ne presim që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, e cila është e nevojshme që të dy të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane.

Unë jam në kontakt të ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer mes KFOR -it dhe EULEX -it. KFOR luan një rol kyç në mbështetjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit