6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ka dy skenarë për përfundimin e Iuftës me Rusinë

Rekomandime

Kreu i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov, thotë se ekzistojnë dy skenarë të mundshëm që mund t’i japin fund luftës me Rusinë – shpërbërja e Federatës Ruse ose një ndryshim në udhëheqjen e saj.

Budanov thekson se skenari i parë nënkupton shpërbërjen e Rusisë në tre ose më shumë pjesë. Opsioni i dytë është ruajtja relative e integritetit territorial të Federatës Ruse me një ndryshim në udhëheqjen e vendit.

- Advertisement -

Nëse vjen skenari i dytë, lideri i ri do të duhet të deklarojë se Rusia nuk ka asnjë lidhje me luftën dhe se ajo është projektuar nga një “diktator i sëmurë”. Atëherë Rusia do të tërhiqet nga të gjitha territoret që dikur pushtoi – nga ishujt japonezë në Königsberg, që i përket Gjermanisë, tha kreu i shërbimit inteligjent ukrainas, raporton dailymail.

Ai gjithashtu thekson se shumica e udhëheqjes ushtarako-politike ruse është në dijeni të këtyre opsioneve të mundshme dhe për këtë arsye ata po përpiqen të vendosin një dialog me Perëndimin.

Ai ndërkaq presidentin rus Vladimir Putin e quajti një kriminel lufte dhe si i tillë shihet para botës.

- Advertisement -

“Ky është fundi i tij, është në qorrsokak”, tha Budanov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit