2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shefi i kabinetit të Agim Veliut e quan Vjosa Osmanin parazite

Rekomandime

Bajram Gecaj, Shef i Kabinetit të Ministrit Agim Veliu, e ka quajtur parazite Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Gecaj ka rikujtuar një deklaratë të Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, i cili kishte thënë se nevojiten politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm ankohen, duke aluduar kështu për Osmanin.

- Advertisement -

Sipas Gecajt, Osmani po dëshiron të ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e saj.

Postimi i plotë:

PARAZITËT POLITIKË!

- Advertisement -

Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! E këta që ankohen nuk mund të radhisin bash asnjë kontribut të vetëm domethënës për vendin e tyre, pos faktit që e tërë veprimtaria dhe ngritja e tyre politike ishte duke e dëmtuar shtëpinë e vet!

DEFINICIONI SHKENCORË: “Paraziti është një organizëm që jeton mbi apo brenda organizmit bartës dhe që ushqehet nga apo në dëm të atij organizmi”!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit