13.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Nuk u publikuan Kampionët e vërtetë të shpenzimeve, deputetë tjerë që shpenzuan 25 mijë euro

Rekomandime

Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli thotë në RTV Dukagjini se pa të drejtë janë publikuar emra që janë etiketuar si kampionë të shpenzimeve me derivate.

- Advertisement -

“Hulumtimi është dashur të bëhet nga viti 2011 për të nxjerrë një statistikë të saktë. Atëherë do të dihej kush janë kampionët e vërtetë. Nuk mund të jetë kampionë dikush me 800 euro, e dikush që ka shpenzuar mbi 25 mijë euro për 3-4 vite të mos i paraqitet publikut”, ka deklaruar ai.

Kërçeli thotë se Kuvendi i Kosovës është për të bërë transparencë të plotë.

“Statusi im pikërisht është lidhur me këtë çështje, që të mos paraqitet “kampion” i shpenzimeve dikush me 800 euro.

- Advertisement -

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit ka thënë se do të bëhen publike të gjitha shpenzimet e deputetëve nga viti 2011.

“Do t’ua dërgojë të gjitha shpenzimet në mënyrë që të mos shpallen kamionë persona me 800 euro shpenzime”, deklaroi tutje Kërçeli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit