3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shefqet Krasniqi: Kam dyshime, por do ta merrja vaksinën kundër coronavirusit

Rekomandime

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka thënë se ka transmetime se ata që vdesin nga coronavirusi e kanë gradën e dëshmorit.

- Advertisement -

“Me dhjetëra persona që iu kanë vdekur të afërmit nga coronavirusi më kanë pyetur se a më ka shkuar baba ose nëna shehid. Kjo sëmundje është spastrim nga gjynahet për besimtarin. Çdo sprovë për besimtarin është spastrim nga gjynahet”, tha Krasniqi në “Debat Plus”.

Krasniqi thotë se personat që janë të prekur nga coronavirusi varësisht nga gjendja shëndetësore janë edhe të obliguar apo jo për agjërim.

“Duhet konsultuar një mjek që është profesionit dhe i besueshëm. Ai mund të mos jetë myslimanë por është i besueshëm. Faktori i dytë është vetvetja. Secili e di vet a mund të agjërojë apo jo”.

- Advertisement -

Hoxha ka thënë po ashtu se asnjë vaksinë përfshirë edhe ato kundër coronavirusit nuk e prishin agjërimin.

“Vaksina nuk e ushqen organizimin dhe si e tillë nuk e prishë agjërimin”.

- Advertisement -

Krasniqi thotë se pavarësisht nga dyshimet ai personalisht do të merrte vaksinën kundër coronavirusit.

“Dyshime kemi shumica përfshirë edhe mua. Por me emrin e Allahut unë do ta merrja”, thotë më tej Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit