Përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi të dhurojë spektakël në “Fadil Vokrri” para tifozëve të vet.
Djemtë e Bernard Challandes siguruan një fitore të madhe mbrëmë, duke mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.
Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” mbrëmë dhe gëzimi i tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrrit” ishte i madh.
Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës treguan kulturë të lartë në tribuna. Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie.
Dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.