1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Shfrytëzimi i BIA-së serbe nga shërbimet sekrete ruse, në Serbi kërkojnë dorëheqjen e Aleksandar Vulinit

Rekomandime

Aktivisti për të drejtat e njeriut Milan Antonijeviq ka reaguar pas zbulimit të skandalit të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ku ky i fundit i dorëzoi Moskës regjistrimet sekrete të opozitarëve rusë, pas së cilës ata u arrestuan.

Antonijeviq me anë të në shkrimi në Twitter, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

- Advertisement -

“A ka Serbia shërbim sigurie apo është e gjitha si djathi zviceran tani? Vulin i dorëzoi Moskës regjistrimet sekrete të opozitarëve rusë, pas së cilës ata u arrestuan. Nëse kjo është e vërtetë, dorëheqja e Vulin menjëherë!”, ka shkruar ai.

Ky skandal i Vulin ka nxitur reagime të mëdha edhe nga aktivistë tjerë të drejtave të njeriut dhe opozitarë serb.

Për më tepër disa ditë pas zbulimit të këtij skandali në media, Vulin u mundua që të zhvendoste vëmendjen e opinionit publik nga ky skandal me deklarata kundër Masakrës së Reçakut, gjë për të cilën ai pranoi kritika nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe aktivistë të shumtë në Serbi.

- Advertisement -

Ditë më parë, Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar atij video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov.

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA).

- Advertisement -

Derisa i gjithë opinioni demokratik në Rusi është tmerruar me faktin se qeveria serbe po e spiunon opozitën ruse për të ruajtur favorin e Moskës, ministri Vulin nuk po flet për këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit