1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shikojeni parashikimin që e kishte bërë Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve

Rekomandime

Partia Socialiste në krye me Edi Ramën ka fituar për të tretën herë radhazi zgjedhjet në Shqipëri, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë politike shqiptare.

Kur numërimi i votave ka përfunduar, dihet qartë që socialistët kanë marrë gjithsejtë 74 mandate, Partia Demokratike në krye me Lulëzim Bashën ka marrë 59 mandate, LSI e Monika Kryemadhit ka marrë vetëm 4 mandate, derisa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 3 mandate.

- Advertisement -

Por cili kishte qenë parashikimi i Edi Ramës për rezultatin e zgjedhjeve, derisa nëpër qoshe të ndryshme të Shqipërisë bënte fushatë.

Në një video të siguruar nga Gazeta Express, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 10 prill 2021, shihet teksa jep projeksionet e tij për rezultatin që do të marrë partia e tij në zgjedhje, teksa pi kafe me disa banorë të Kuçit.

Parashikimi i Ramës del të jetë plotësisht i saktë, derisa thotë se rezultati final i zgjedhjeve do të shkojë nga 74 deri në 78 mandate.

- Advertisement -

Madje kreu i PS’së e parashikon me shumë saktësi edhe në cilat qytete do të humbte, duke përmendur Kukësin, Shkodrën dhe Dibrën, derisa në qytetet tjera thoshte se e kishte të sigurt fitoren.

Në video Rama dëgjohet teksa thotë “ merreni e ruajeni këtë letër, e ma këndoni pastaj”, teksa shoqërohej nga Damian Gjinkuri./GazetaExpress/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit