11.7 C
London
E diel, 24 Tetor, 2021

Shikoni se si tanket ruse bien nga 1500 metra dhe shkatërrohen plotësisht

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Dy tanke rusë u shkatërrua plotësisht pasi ranë nga një avion që po fluturonte në mbi 1500 metra, gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake, pasi parashutat që duhet t’i zbrisnin në tokë nuk u hapën.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se brenda tankeve nuk kishte personel ushtarak dhe asnjë person nuk ishte lënduar në tokë.

Incidenti i sikletshëm ndodh gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake mes tetë shteteve të Azisë, mes tyre edhe Rusia, Kina dhe India. Presidenti rus Vladimir Putin ka ndjekur nga afër stërvitjen, por nuk është konfirmuar nëse ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit.

Sipas disa zyrtarëve, shkak i aksidentit ishte era e fortë, por edhe gabimi i ushtarëve që lëshuan tanket në këto kushte atmosferike. “Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të parashutave, tanket ranë në tokë dhe u shkatërruan”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në stërvitje marrin pjesë edhe ushtritë e Pakistanit, Kirgizistanit, Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, në total 128000 efektivë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img