Shkëlzen Gashi: As serbët s’ia bënë Kosovës siç ia bëmë ne për 20 vjet

Date:

Shkëlzen Gashi ka folur për zhvillimet në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Thotë se janë të pakta gjërat e mira që kanë ndodhur në këtë periudhë.

Sipas tij, ajo që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 20 vjet, nuk i ishte bërë as nga regjimi serb.

Komentet Gashi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Në shumicën e fushave jemi, jo më së keqi në rajon por më së keqi në Europë dhe ndoshta konkurrojmë edhe në botë”, thotë Gashi.

“As regjimi okupus krimineI serb në vitet e 90’ta nuk i ka bo çka i kemi bërë na për 20 vjet’, tha Gashi.

“Natyrisht, janë do hapa pozitiv e sene të mira që kanë ndodhur për këto 20 vjet, për shembull, një prej tyre është ajo e vitit 1999, dëbimi i trupave serbe prej Kosovës por unë konsideroj se kjo është më shumë meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në fakt e Aleancës NATO dhe viti 2008, shpallja e pavarësisë e cila faktikisht është një deklaratë e shkruar prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përkthyer dhe lexuar prej neve”, thotë Gashi.

“Ndoshta ka disa gjëra pozitive por unë e shoh si shumë të errët këtë’, theksoi ai.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...